Sporti

Lucas Hernandez: Në rastin e Dembeles mund të ishte penallti

09/14/2022 08:19
nga:L J

Lucas Hernandez, mbrojtësi i Bayern Munich komentoi ndërhyrjen e Alphonso Davies ndaj Ousmane Dembele në zonën e rreptësisë – të cilën arbitri nuk e sinjalizoi si penallti.

Në një deklaratë për Cadena SER, Lucas tha se mund të ishte penallti, përcjell GazetaBlic Sport.

“Mund të them se ishte një penallti e vogël”, tha Hernandez.

“Mund të flisni sa të doni, por rezultati është ai që është”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Bayern Munich fitoi me rezultatin 2:0 me golat e Lucas Hernandez dhe Leroy Sane.

/GazetaBlic Sport