Lajme

Mjeti aksidenton me vdekje këmbësoren në Tiranë

09/13/2022 20:53
nga:G B

Aksident me vdekje në Tiranë. Mjeti përplas për vdekje një këmbësore.

Ngjarja ndodhi në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko.

Mjeti me drejtues S. K., ka aksidentuar këmbësoren E. N., 35 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit E. N. ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.