Lajme

Matoshi thumbon Kurtin: Problemin me grevat e zhvendosi në Tiranë me ”takimin urgjent”

09/13/2022 20:50
nga:G B

Komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se takimi i sotshëm i thirrur me “urgjencë” nga kryeministri Albin Kurti me atë të Shqipërisë, Edi Rama ka pasur për qëllim zhvendosjen e vëmnedjes së problemit kryesor në vend me grevat.

Matoshi në Politiko shtoi se nuk ka pasur kurrëfar urgjence në takimin e dyshës së krerëve.

“Emergjenca e krijuar është vetë Kurti i cili ka pasur dijeni që ka takim me kryeministrin shqiptar. Por, pse na filluan me këtë urgjencë e jo me problemin e grevës, sepse këtë e ka dashtë pikërisht Kurti që ne të flasim për emergjencë fiktive. Që t’iu shmangët fokusit nga problemi i madh i Kosovës edhe me çu dikun tjetër. S’ka konsipracion, e kurrfarë urgjence në këtë takim”, tha Matoshi në Politiko.