Showtime

Kida bëhet artistja e parë shqiptare që me tri këngë arrin mbi 100 milionë klikime në Youtube

09/13/2022 20:04
nga:G B

Kida është njëra ndër këngëtaret shqiptare, ka numëron hite të shumta për vite me rradhë.

Këngëtarja as këtë vitë nuk ka hezituar të sjellë hitet e saj, teksa ishte e angazhuar edhe me shumë koncerte.

Por, përtej kësaj, ajo ka arritur të bëhet artistja e parë shqiptare që kap mbi 100 milionë klikime në Youtube me tre këngë.

Ky lajm u shpërnda edhe nga Kida në ‘Instastory’.

“Dale”, me Butrint Imerin dhe Ledri Vulë, “PP” me Mozzikun, dhe “Tela” me Ermal Fejzullahun, janë tre këngët që i shënuan këtë rekord Kidës.

Kida edhe këtë vit ka sjellur bashkëpunime me Ledri Vulën dhe Butrint Imerin.