Është shembur ballkoni nga një pallat në Mamurras.
Nga pamjet e siguruara nga Abc duken inertet, të cilat kanë rënë në rrugë, ndërsa kanë rrezikuar banorët që kanë qenë duke kaluar rrugën në momentin e shembjes së ballkonit.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar, përpos dëmeve materiale.
Sakaq mësohet se pallati ishte i amortizuar.


