Sporti

Bayern Munich ka një mesatare të shkëlqyeshme golash në 7 ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës

09/13/2022 16:52
nga:Mergim Rreci

Kryendeshja e ditës së sotme në Champions League është ajo midis Bayern Munich dhe Barcelonës.

Skuadra bavareze, Bayern Munich e mirëpret Barcelonën me fillim nga ora 21:00 në ‘Allianz Arena’, përcjell GazetaBlic Sport.

Do të jetë një ndeshje emocionuese për Robert Lewandowskin, i cili kthehet të luajë në Gjermani, por tani si kundërshtar.

Interesant është fakti se Bayern Munich ka shënuar 24 gola në 7 ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës. Kjo është një mesatare shumë e mirë për skuadrën gjermane, mesatare kjo që jep shpresa edhe për ndeshjen e mbrëmjes së sotme.