Lionel Messi dhe Sergio Ramos po bëjnë një fillim të mirë të sezonit dhe drejtorii PSG-së, Luis Campos tashmë do të punojë për të rinovuar kontratën e tyre, e cila skadon në vitin 2023, sipas L’Équipe.
Messi po rikthehet në formën që e dalloi si lojtar i madh te Barcelona dhe Sergio Ramos ka tejkaluar dëmtimet e njëpasnjëshme që e lanë jashtë sezonin e kaluar. Mbrojtësi spanjoll aktualisht është i padiskutueshëm në njëmbëdhjetëshen e trajnerit Christophe Galtier, përcjell GazetaBlic Sport.
Luis Campos po planifikon gjithashtu rinovimin e kontratës së Marco Verrattit, por ky proces do të jetë për më vonë sepse mesfushori italian ka kontratë deri në vitin 2024.
/GazetaBlic Sport/


