Sporti

Kompania “Andrra” me pronar Astrit Çitakun i bashkohet skuadrës së Sigal Prishtinës

09/13/2022 16:27
nga:Mergim Rreci

Një tjetër kompani shumë e rëndësishme i është bashkuar skuadrës së Sigal Prishtinës.

Në zyret e klubit, në prani të presidentit të klubit Burim Maraj dhe drejtorit sportiv Fidan Hamiti u arrit marrëveshja me kompaninë e ndërtimeve “Andrra” me pronar Astrit Çitaku për sponzorizimin e klubit në sezonin e ri 2022/23, përcjell GazetaBlic Sport.

Kompania “Andrra” tashmë do t’iu bashkohet disa kompanive të tjera që kanë vendosur të jenë afër klubit në sezonin e ri.

Kujtojmë që skuadra nga kryeqyteti e zhvilloi ndeshjen e parë ndaj Pejës në fundjavën e kaluar, pavarësisht që humbi, ajo tregoi se do të jetë një skuadër pretendente për titullin dhe trofetë e tjerë.