Lajme

Nuk arriti marrëveshje me grevistët, Nitaj: Kurti po përgatitet për zgjedhje

09/13/2022 15:25
nga:G B

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se Kurt nuk ka bërë marrëveshje me SBASHK-un për një cikërrimë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti po përgatitet për zgjedhje, që siç duket nuk po i mjaftojnë 50 plus e po i synon krejt.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministri Kurti nuk paska ba marreveshje per nje cikerrime!!!

Kjo dmth se ai po pergatitet per zgjedhje. Vec nuk e di si ka me e paketu. Ndoshta nuk po i mjaftojne 50 plus e po i synon krejt.

Une nuk po e kuptoj kete gjendje. Ndoshta dikush e din cka po ndodhe. Mua s’eshte tuj ma rroke!