Real Madrid sfidon Leipzigun në xhiron e dytë të grupeve të Champions League.
Ndeshja zhvillohet nesër nga ora 21:00 në Santiago Bernabeu, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, foli para duelit, ku tha se skuadra e tij e merr shumë seriozisht këtë kompeticion, teksa shpreson në mbrojtjen e titullit.
“Është një garë që e duam shumë. Jemi të lumtur që kthehemi në Bernabeu dhe shpresojmë të përsërisim atë që bëmë vitin e kaluar”, tha Ancelotti.
“Ne analizuam Leipzig në përgjithësi. Werner është sigurisht shumë i rrezikshëm, por ekipi ka shumë cilësi. Ata janë të fortë në kundërsulme”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


