Sporti

Di Maria gati për ndeshjen ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve

09/13/2022 12:37
nga:L J

Juventusi po përgatitet për ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve kundër Benficass në Torino.

Angel Di Maria po stërvitet me skuadrën, ndërsa janë jashtë Alex Sandro, Manuel Locatelli dhe Adrien Rabiot, përcjell GazetaBlic Sport.

Dy mesfushorët kishin munguar në barazimin 2-2 të së dielës me Salernitana.

Paul Pogba, Federico Chiesa dhe Wojciech Szczesny janë gjithashtu jashtë fushës dhe do të qëndrojnë jashtë fushës për disa javë.

Ndeshja mes Juventusit dhe Benficas luhet nesër nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport