Lajme

“Kryeministër lëviz”, Kurti-SBASHK-ut: Unë kam lëvizur të paktën 10 herë drejt kërkesave tuaja

09/13/2022 11:44
nga:Genita C

Kryeministri Kurti, pas takimit me përfaqësuesit e sindikatës së arsimit është deklaruar për medie, teksa thotë se takime me SBASHK-un ka pasur së paku 30 herë, raporton GazetaBlic.

Kurti përmendi projektligjin për paga në sektorin publik, ku thotë se kjo ishte kërkesë e kahmotshme e sindikatës dhe sipas tij 100 euro shtesë, i janë shtuar rrugës.

“Ne kemi pasur takime dhe kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e sindikatave. Sot e kam takuar edhe këshillin grevist, gjithsej janë zhvilluar së pako 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave, rikujtojmë se projektligji për pagat në sektorin publik ka qenë kërkesë e kahmotshme sindikale, të cilës kërkesa për 100 euro shtesë i është shtuar rrugës. Projektligji për paga do të dal në diskutim publik në këtë javë”, tha Kurti.

Kurti tha se këshilli grevist nuk e pyeti anëtarësinë por sapo dolën nga takimi thanë se greva do të vazhdojë.

“Ne ua thamë edhe tri gjëra sot përfaqësuesve të këshillit grevist për të cilën ata na premtuan se do ta pyesin anëtarësinë. Neve na u tha në takim se do ta pyesin anëtarësinë, porsa dolën nga takimi thanë se greva do të vazhdojë, kur e pyetën anëtarësinë.  Oferta shtesë ishte kjo, do të jenë pjesë përmbajtësore për Ligjin për Pagat. Atyre ua dhamë lajmin të parët se këtë javë do të fillojë diskutimi publik për ligjin e Pagave”, tha Kurti.

“I kemi marrë për bazë të gjitha kërkesat e tyre dhe kësisoj në projektligjin e ri për paga, të gjithë kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë”, shtoi Kurti.

Kurti ju ka bërë thirrje edhe një herë mësimdhënësve që të kthehen në shkolla dhe nxënësit ta vazhdojnë mësimin.

“Në takim më është thënë “kryeministër lëviz”, por unë kam lëvizur të paktën 10 herë drejt kërkesave dhe nevojava të sindikatave e punëtorëve të arisimit.Pikërishtë për këtë arsye kërkoj që nxnësit të shkojnë në shkolla, e mësimdhënësit të shkojnë në shkolla”, tha Kurti.