Sporti

Ish lojtari i Real Madridit, Van der Vaart: Barcelona do ta fitojë Championsin këtë edicion

09/13/2022 09:57
nga:L J

Rafael van der Vaart ka zbuluar favoritin e tij për triumfin në Champions League. Holandezi nuk ka dyshime se Barcelona do ta fitojë trofeun këtë sezon.

Sot nis xhiroja e dytë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Ndeshja mes Bayern Munichut dhe FC Barcelona do të jetë kryendeshja e ditës, përcjell GazetaBlic Sport.

“Barcelona do të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon. Kështu e ndjej unë”, tha van der Vaart.

Ndeshja mes Bayern Munich dhe FC Barcelona do të zhvillohet sot në orën 21:00.

/GazetaBlic Sport