Lajme

Tentim-dhunimi në Prishtinë, qytetarja denoncon rastin në polici

09/13/2022 09:01
nga:Genita C

Një grua ka denoncuar në Policinë e Kosovës dy burra të dyshuar për tentim-dhunimin e saj.

Sipas raportit të Policisë, gruaja ka raportuar rastin të hënën rreth orës 22:00.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar rastin e lartcekur ndaj dy të dyshuar meshkuj të panjohur për të”, thuhet në raport.

E njëjta ka arritur të largohet nga të dyshuarit të cilët më pas me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.