Sporti

Trajneri i Bayern Munich: Duhet t’i harrojmë tri ndeshjet e fundit ndaj Barçës, tani ata janë një ekip ndryshe

09/13/2022 08:54
nga:L J

Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern Munichut, ka siguruar se skuadra e tij duhet të “fshijë nga hard-disku” ndeshjet e fundit kundër Barcelonës, pasi skuadra me të cilën do të përballet sonte është tërësisht tjetër..

“Ata kanë bërë disa transferime të rëndësishme, duke përfshirë Robert Lewandowski, i cili ka një rol të rëndësishëm në ekip. Por mbi të gjitha ata kanë një frymë të re,” tha Nagelsmann në konferencë për media.

“Përshtypjet e tre ndeshjeve të fundit kundër Barcelonës duhet të fshihen nga hard disku”, shtoi ai.

Skuadra e Bayern Munich takohet me Barcelonën sonte nga ora 21:00 në “Allianz Arena”.

/GazetaBlic Sport