Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se takimi i paraparë mes Kryeministrit dhe Kryesindikalistit Jasharaj është i mirëseardhur, i cili po ndodhë vonë por më mirë se kurrë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se sot Kryeministri e takoi dhe e nderoi z. Faith, të cilin para pak vitesh e kishte quajtur kolonizator.
Postimi i saj i plotë:
Dramë e panevojshme. Po, ma mirë vonë se kurrë. Takimi i paraparë mes Kryeministrit dhe Kryesindikalistit Jasharaj është i mirëseardhur. Në demokraci duhet bërë kompromis edhe nëse ke të drejtë 100%.
Sot Kryeministri e takoi dhe e nderoi z. Faith, të cilin para pak vitesh e kishte quajtur kolonizator.
Ma mirë vonë se kurrë. Kthjellu, Kryeministër.


