Lajme

Hoxha me kërkesë për Qeverinë e SBASHK-un: Reflektoni, nxënësit e klasës së parë me gëzim e pritën 1 shtatorin

09/12/2022 21:50
nga:G B

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Nexhmi Hoxha në Politiko ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe SBASHK- që të reflektojnë për një marrëveshje mes tyre, në mënyrë që nxënësit të mos humbinë më shumë orë mësimore.

Ai në veçanti ka përmendur nxënësit e klasës së parë, për të cilët Hoxha thotë se e kanë pritur mme gëzim ditën e aprë të shkollës.

“Shpresojmë shumë dhe ju lutemi prapë Qeverisë dhe SBASHK-ut që edhe gjenratat tjera,  por t’i kenë parasysh më së shumti fëmijët e klasës së parë të cilët me gëzim e kanë pritur ditën e parë të shkollës, të reflektojnë për ta dhe ta gjejnë një marrëveshje të përbashkët”, tha Hoxha në Politiko.