Analisti Petrit Zogaj ka thënë se është vetëm interes i partisë të merret me zgjedhjet e brendshme në LVV dhe notat e shkollës fillore, por që problemi i vetëm më i rëndësishëm në Kosovë është greva në arsim dhe mungesa e dialogut në mes të Kurtit dhe sindikatës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk ka interes edhe nëse Kurtit i shpartallohet partia por është dëm i pariparueshëm që të shpartallohet arsimi publik.
Sipas tij, sot në Kosovë tema e vetme që do të duhej të trajtohej sot është greva që s’po i shihet fundi.
Ai ka thënë se Këshilli i Prindërve duhet të kërkojë llogari nga shteti se pse shkollat janë të mbyllura dhe pse kryeministri Kurti nuk po e zgjidh problemin.
Postimi i tij i plotë:
Me u marre me zgjedhjet e brendshme ne LV dhe me ndonje note te shkolles fillore, te kujtdoqofte, eshte interesi i vetem i partise ne pushtet sot.
Nderkohe, problemi i vetem me i rendesishem ne Kosove eshte greva ne arsim dhe mungesa e dialogut ne mes KM Kurti dhe sindikates.
Edhe le t’i shpartallohet partia Kurtit, kjo gati kurrfare interesi publik s’ka, por ama, derisa ai eshte ne poziten e KM-se me iu shpartallu arsimi publik eshte nje dem i pariparurshem.
Sot nuk do te duhej me pase asnje teme tjeter, mos me u trajtu asnje skandal tjeter qeveritar e partiak, pos greves qe po vazhdon dhe qe s’po i shihet fundi.
Do te duhej me u adresu pergjegjesi i vetem per kete, e ky eshte KM Kurti. Ky njeri paguhet qe me qeverise me Kosoven. Qeveria e tij mbledhe taksa qe me i administru ato.
Keshill i prinderve duhet me i kerku llogari shtetit qe i paguan taksa se pse shkollat jane mbyllur, pra me i kerku KM Kurtit se pse nuk eshte i afte me e zgjidh nje problem? Keshilli i prinderve duhet me i kerku qeverise e kryeministrit se pse kemi kete nivel te keq te edukimit.
Me nje fjale edhe media duhet me pase te vetmin shqetesim se pse e kemi kete papergjegjesi totale te kesaj qeverie ne raport me greven. E nese vazhdohet me u marre me nota te shkolles fillore te ndonje deputeti, bash kjo i duhet kesaj qeverie.


