Lajme

Haxhiu nuk e komenton dorëzimin e kallëzimit penal ndaj saj

09/12/2022 17:59
nga:G B

Sot, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, është dorëzuar një kallëzim penal ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu nuk deshi ta komentojë ngritjen e këtij kallëzimi penal.

Ajo tha për Klankosova se nuk ka interes të merret me këtë çështje.

“Ju lutem të drejtoheni te personi që ka dërguar kallëzim penal. Nuk kam ndonjë interes të merrem me këtë çështje,” tha Haxhiu.