Showtime

Brazili bashkon Ritën dhe Duan, por jo ashtu siç do donim!

09/12/2022 17:27
nga:G B

Rita Ora dhe Dua Lipa kanë performuar dje në “Rock in Rio”, një festival që mbahet në Brazil e ku performojnë yje me famë botërore.

Dy këngëtaret shqiptare ishin ftuar për të kënduar në të njëjtën natë. Madje mediat braziliane i kanë kushtuar artikuj performancave të tyre.

Mirëpo ndonëse festivali i ka bashkuar, sërish dy vajzat nuk janë parë asnjë moment me njëra-tjetrën, ashtu siç ne do donim.

Në media shpeshherë është përfolur se dy këngëtaret nuk i kanë raportet e mira, por Rita e ftuar në Tiranë pak ditë më parë la mundësinë që në të ardhmen mund të sjellë një bashkëpunim me Duan.