Sporti

Alarm te Napoli, Lozano nuk stërvitet para ndeshjes ndaj Rangers

09/12/2022 16:43
nga:E K

Skuadra e Napoli mund të ketë mungesa për ndeshjen ndaj Rangers.

Napoli po bën mjaft mirë në Serie A, si dhe e nisi në mënyrë perfekte sezonin në Champions League, duke e mposhtur 4:1 Liverpoolin.

Ndeshjen e radhës, skuadra e Spalletti e luan ndaj Rangers, por para këtij takimi, lajme të këqija ka lidhur me Hirving Lozano.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Lozano nuk është stërvitur këtë mëngjes me skuadrën e tij.

Arsyeja ka të bëjë me një ftohje/grip të lojtarit.

Ai mund të humb udhëtimin drejt Skocisë. Mbetet të shihet nëse gjendja e tij do të përmirësohet.