Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nënshkruar në “Librin e Ngushëllimeve” për Mbretëreshën Elizabeth II, në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.
Ai ka thënë se është mirënjohës përjetë për solidaritetin e popullit britanik ndaj Kosovës.
“Nderim për Lartmadhërinë e Saj, Mbretëreshën Elizabeth II. Mirënjohës përjetë për solidaritetin e popullit britanik ndaj Kosovës. Falënderim Ambasadorit Nicholas Abbott për kujdesin. Jetë të gjatë, Mbretit Charles III
SBASHK: Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona, s’kemi ftesë për takim nga Qeveria!