Sporti

Danny Makkelie do të gjykojë ndeshjen mes Bayernit dhe Barcelonës

09/12/2022 12:45
nga:L J

Holandezi Danny Makkelie është caktuar për të gjykuar ndeshjen e Championsit Bayern-Barcelona të martën.

Makkelie, një polic me profesion – do të ndihmohet në krahë nga bashkatdhetarët e tij Hessel Steegstra dhe Jan de Vries. Në krye të VAR-it do të jetë holandezi Pol van Boekel i ndihmuar nga polaki Tomasz Kwiatkowski.

Gjyqtari holandez gjykoi sfidën mes Real Madridit dhe PSG-së në Bernabeu edicionin e kaluar, në të cilën skuadra spanjolle fitoi 3-1.

Ndeshja mes Bayernit dhe Barcelonës luhet nesër nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport