Herbert Hainer, presidenti i Bayern Munichut, ka dhënë një intervistë për mediumin Sport në prag të super-ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
“Ne kemi shumë respekt për Barçën. Personalisht besoj se futbolli spanjoll është një model për t’u ndjekur. Real Madrid fiton, Barça fiton, kombëtarja e tyre fiton. Edhe ne përfituam, kishim Pep Guardiolën si trajner. Barcelona kishte lojtarë të mrekullueshëm: Xavi, Iniesta, Piqué, Busquets, Messi… dhe klubi është aq i madh sa do të vazhdojë të vendosë standarde dhe po kthehet në nivelet e veta”, tha fillimisht Hainer.
Më pas ai foli për rikthimin e Lewandowskit në Allianz Arena, ku tha se shpreson se tifozët do ta mirëpresin.
“Shpresoj, dhe është dëshira ime e madhe, që njerëzit të jenë të sjellshëm me Lewan dhe të kenë një pritje miqësore, sepse ai luajti tetë vjet me ne, shënoi shumë gola dhe vendosi shumë ndeshje. Në fund, të gjithë morën atë që dëshironin: Ai shkoi në Barcelonë, Barcelona është e lumtur që ka Lewandowskin dhe ne kemi bërë para për të investuar në të ardhmen tonë”, përfundoi ai.
Kujtojmë se ndeshja mes Barçës dhe Bayern Munich zhvillohet nesër nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


