Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka pyetur se çfarë faji kanë fëmijët që po u mohohet e drejta e shkollimit.
Madje ai ka pyetur se ku mbetën deklarimet e krerëve të shtetit se fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi.
Ai tutje shton se është viti i katërt me radhë që djalit të tij i shtyhet viti shkollor.
Postimi i plotë:
Çfarë faji kanë 320 mijë nxënës t’u mohohet e drejta në shkollim?
Ku mbeten fjalimet e bukura të Presidentës, Kryeministrit, politikanëve se fëmijët janë ardhmëria e këtij vendi!
Është viti i katërt me rradhë që djalit tim Adrianit i shtyhet procesi shkollor. Këtë vit është në klasën e pestë.
E pafalshme!
P.S. Ata që nuk kanë fëmijë në shkollë, i kanë fëmijët në shkollim jashtë vendit, apo në shkolla private nuk e kuptojnë këtë postim dhe nuk i ndjejnë pasojat e grevës!