Lajme

Zgjedhje të ngushta parlamentare në Suedi, e djathta kryeson në 55 % të qarqeve

09/12/2022 07:42
nga:Y I

Blloku i djathtë i Suedisë ka një epërsi të ngushtë në zgjedhjet e djeshme parlamentare në krahasim me partitë e qendrës së majtë, sipas rezultateve të bazuara në votat e numëruara në 55 për qind të qarqeve, njoftoi televizioni shtetëror suedez SVT.

Bazuar në rezultatet e përpunuara deri më tani, partitë e krahut të djathtë janë në rrugën e duhur për të fituar një shumicë prej 175 vendesh në parlamentin me 349 vende, ndërsa qendra e majtë mund të fitojë 174 vende, raportoi Reuters.

Gara mbetet e ngushtë, pasi një numër i madh votash ende nuk janë numëruar.