Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë mbështeste fuqishëm grevistët në arsim, raporton Gazeta Blic.
Ai më 22 janar të vitit 2019, kishte kërkuar që mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën.
Mirëpo, nga pozicioni i kryeministrit, Kurti ka qëndrim krejt tjetër.
Edhe pse po hyjmë në javën e tretë të grevës, kryeministri nuk po lëshon pe për realizimin e kërkesave të grevistëve.
Ndërkohë, edhe nga SBASHK-u janë barrikaduar që grevën të mos e ndalin deri në realizimin e kërkesave të tyre- pra marrjen e shtesave prej 100 eurove deri në zbatimin e Ligjit për Paga.
Ndiqeni postimin e Kurtit më 2019:



