Sporti

Reagojnë Plisat: Nuk sulmuam lojtarët e Pejës, u provokuam nga zyrtarë të klubit nga Peja

09/11/2022 22:30
nga:E K

Sot u luajt ndeshja e “Prince Caffe Superligës së Kosovës” mes Sigal Prishtinës dhe Pejës.

Peja doli triumfuese në kryeqytet duke e mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 70-76, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë në sekondat e fundit të ndeshjes, pati një incident mes Plisave dhe lojtarëve të Pejës.

Për rastin kanë reaguar tifogrupi i Prishtinës “Plisat” ku thanë se ka pasur provokime të vazhdueshme, kurse sulmi nuk ishte ndaj lojtarëve pasi për këtë gjë
janë edhe vet kundër, por sipas tyre hynë në fushë për shkak të tifozëve kundërshtarë.

DEKLARATË

Sot në ndeshjen e zhvilluar KB Prishtina – KB Peja në fund të ndeshjes është rritur tensioni në parket mes një lojtari të KB Pejës dhe tribinës ku qëndrojme ne, tifogrupi ynë. Me habi të madhe pas ndeshjes lexuam shkrimet nëpër portale se si “tifozët prishtinas paskan sulmuar lojtarët e Pejës”. Kjo nuk qëndron aspak dhe Plisat dënojne ashpër këto shpifje ndaj tifogrupit tonë.

Përkundrazi, lojtarët e klubit mysafirë gjatə gjithë ndeshjes, gjithsej katër herë kanë provokuar drejtuar anës sonë, e kjo do të vërtetohet sapo të dalin pamjet zyrtare të ndeshjes.

Kurse tollovia që është krijuar 3 sekonda parase të perfundojë ndeshja, është si shkak i kërcimeve në parket nga ana tjetër e koshit, nga zyrtarët e klubit pejanë. Kjo do të vërehet qartë në xhirimet e ndeshjes, sepse ata pastaj e marrin rrugën nga ana e tunelit për në zhveshtore.

Theksojmë, ne kemi qenë gjithnjë kundër sulmeve ndaj lojtarëve, akterëve të fushës, dhe do të vazhdojmë të jemi.
Plisat.