Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka kujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 20001.
Blinken ka thënë se nuk do ta harrojnë asnjëherë mbështetjen e madhe nga aleatët dhe miqtë.
“Sot ne përkujtojmë rreth 3,000 personat e vrarë në sulmin terrorist të 11 shtatorit dhe trimërinë, dhembshurinë, forcën dhe guximin e amerikanëve tanë. Nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen e madhe nga miqtë dhe aleatët. Së bashku, ne do të ndërtojmë një botë më të sigurt”, ka shkruar Blinken në Twitter.


