Sporti

Fitore dramatike e Pejës – siguron fitoren në çastet e fundit ndaj Sigal Prishtinës

09/11/2022 19:19
nga:E K

Ka përfunduar ndeshja e “Prince Caffe Superliga e Kosovës” mes Sigal Prishtinës dhe Pejës.

Peja doli triumfuese në “klasiken” e basketbollit kosovar me rezultat 70-76.

Ndeshja ishte elektrizuese me dy ekipet që patën epërsi me mbi dhjetë pikë në çaste të caktuara të duelit, shkruan GazetaBlic Sport.

Çereku i parë ishte më i ekuilibruar me Sigal Prishtinën në epërsi prej vetëm dy pikësh (19-17).

Çereku i dytë i takoi plotësisht pejanëve duke fituar me rezultat 11-23 dhe për të shkuar në pushimin e pjesë së parë me rezultat të përgjithshëm 30-40.

Sigal Prishtina u rikthye në çerekun e tretë për të fituar bindshëm 10 minutëshin e tretë me rezultat 22-9 dhe për të siguruar epërsinë prej 52-49.

Në fund më të suksesshëm u treguan skuadra e Pejës duke arritur ta sigurojnë fitoren ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 70-76.

/GazetaBlic Sport/