Lajme

Kapet pas 22-vitesh i kërkuari për vrasje. Ekstradohet drejt Shqipërisë. Emri

09/11/2022 18:30
nga:G B

Besnik Lamçja, 40 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” është ekstraduar sot nga Italia. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Lamçja, në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, në bashkëpunim me personin me inicialet E. Ç., ka vrarë me armë zjarri personin me inicialet G. U..

Lamçja është prangosur nga autoritetet e Palermos në korrik të këtij viti e qëndroi pas hekurave deri në momentin që u përmbushen kushtet për ekstradimet e tij drejt Tiranës. Ai ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2000, por fshihej nën një identitet të rremë në shtëpinë e disa familjarëve të tij në Palermo.

Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, Besnik Lamçja, në bashkëpunim me E. Ç., ka vrarë me armë zjarri G. U.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.