Sporti

Drita fiton derbin ndaj Ballkanit, Gjilani barazon kundër Prishtinës

09/11/2022 16:58
nga:E K

Kanë përfunduar ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Drita përfundoi serinë e mirë të Ballkanit me tre fitore rresht duke e mposhtur me rezultat 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Golat e fitores për skuadrën nga Gjilani i shënuan: Simonovski (35′) dhe Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e 69’të të takimit.

Në anën tjetër derbi mes Prishtinës dhe Gjilanit përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Elton Cale shënoi në minutën e 40’të për epërsinë e Gjilanit, kurse Prishtina barazoi në pjesën e dytë me golin e shënuar nga Kreshnik Uka nga pika e bardhë në
minutën e 66’të të takimit.

E veçanta e këtij takimi ishte se të dy trajnerët Ismet Munishi dhe Zekirija Ramadani luajtën ndaj ish skuadrave të tyre.

Befasia e javës erdhi nga Ferizaji që mposhti Llapin e Tahir Batatinës me rezultat të ngushtë 2-1. Astrit Fazliu dhe Ramush Ramadani në minutat 29′ dhe 42′ i dhanë epërsinë prej dy golash në pjesën e parë Ferizajt.

Në pjesën e dytë Llapi sulmoi me të gjitha forcat, por nuk arriti të shënoi më shumë se një gol që erdhi nga Ilir Krasniqi e që nuk mjaftoi për të marrë pikë
në shtëpi.

/GazetaBlic Sport/