Greva në arsim sot hynë në ditën e tetëmbëdhjetë dhe institucionet e sindikata e arsimit, duken larg zgjidhjes së problemit.
Derisa, greva po vazhdon, pikëpyetje mbetet zëvendësimi i orëve të humbura.
SBAShK-u kanë thënë se nuk do të zëvendësohen orët e humbura.
Anëtarja e këshillit grevist të SBAShK-ut, Luljeta Boshnajku akuzoi qeverinë për mos plotësimin e kërkesave të tyre.
Ajo tha se qeveria duhet të gjejë një zgjedhje, pasi zëvendësimi i orëve të humbura nuk ka efektin e njëjtë tek nxënësit.
“Sipas ligjit dhe grevave orët e humbura nuk zëvendësohen. Qeveria duke ditur këtë fakt se orët e humbura nuk zëvendësohen nuk po ndërmerr asnjë hap. Po ashtu, kërkesa e prindërve është që orët e humbura të moszëvendësohen sepse përveç të shtunave, nuk ka ditë tjera për të zëvendësuar. Nuk kanë efekt zëvendësimi i orëve, këtë e ka vërtetuar dhe pandemia sepse as nuk ishte vullneti i fëmijëve dhe as vullneti i prindërve që orët e humbura të zëvendësohen”, theksoi ajo.
Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend.
Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt te Ligjit te pagave, plotësim- ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagës 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave./KP
Jasharaj: Takimi me Qeverinë s’ka pasur sukses, greva vazhdon