Sporti

Sot është një ndeshje speciale për Modricin, ‘kap’ statistikën që është e vështirë të arrihet!

09/11/2022 11:30
nga:L J

Luka Modric ka festuar dy ditë më parë ditëlindjen e tij të 37-të.

Reali i Modricit pret sot nga ora 14:00 Mallorcan e Muriqit dhe kjo do të jetë ndeshja jubilare e 100-të e Modricit në klubin madrilen pas ditëlindjes së tij të 35-të.

“Një arritje e arritur vetëm nga disa në klube të mëdha. Në Real, vetëm Puskas (120 ndeshje) dhe Buyo (160) ia dolën. Në atë moshë, është e vështirë të qëndrosh në nivel te Reali”, shkruan Marca e Madridit.

Modric do të ndjekë Puskas këtë sezon dhe do të sulmojë rekordin e Buyo.

Modric tashmë ka pasur disa rekorde – ai ka luajtur 100 ndeshje për kombëtaren, 100 në Champions League, por ka arritur në 100 ndeshje për Realin pas të 35-tës, diçka e veçantë. Që nga 9 shtatori 2020, kur festoi ditëlindjen e tij të 35-të, Modric luajti 92 për qind të ndeshjeve në sezonin ’20/’21, 80 për qind në sezonin pasardhës dhe të gjitha ndeshjet në këtë sezon.

/GazetaBlic Sport/