Një nga ndeshjet më të “zjarrta” në mesjavë do të jetë ajo mes Marseille dhe Eintracht Frankfurt.
Ky ballafaqim do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së dytë të grupeve të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Tifozët e dy ekipeve njihen si ndër më të flaktat në Evropë dhe tashmë përgatitjet për këtë sfidë veç kanë filluar.
Megjithatë, tifozët e Marseille kanë befasuar me mesazhin e fundit në drejtim të atyre të Frankfurt.
“Nuk jeni të mirëpritur Frankfurt”, shkruhet në muret e qytetit të Marseille.
Kujtojmë se tifozët e Frankfurtit kanë bërë transferta me mijëra tifozë vitet e fundit, por pas këtij mesazhi pritet që siguria për ta nga autoritetet përkatëse të jetë shumë më e madhe se sa që pritej.
/GazetaBlic Sport



