Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Trepça ’89 shënoi fitore në transfertë ndaj Drenicës, kurse Malisheva dhe Dukagjini ndanë pikët, shkruan GazetaBlic Sport.
Trepça ’89 fitoi me rezultat solid 2-5 me golat e Mba (2x), Dushit, Sekiraqës dhe Gashit, kurse për Drenicën realizoi dy herë Bintsouka Koxy.
Në anën tjetër Malisheva dhe Dukagjini luajtën me rezultat 1-1.
Të parët në epërsi kaluan Malisheva me golin e Alban Shillovës në minutën e 24’të, ndërsa golin e barazimit mysafirët e gjetën me anë të Blerind Morinës në minutën e 77’të.
/GazetaBlic Sport/


