Sporti

Kosova dhe Shqipëria do të përballen në një tjetër vëllazërore në muajin nëntor

09/10/2022 14:54
nga:Mergim Rreci

Shqipëria do të zbresë në fushë në 16 nëntor, në orën 20:45 në “Air Albania”, për të parën ndeshje historike me Italinë në vendin tonë, një dëshirë e vjetër kjo për të gjithë futbolldashësit që ndjekin me simpati edhe futbollin e përtej Adriatikut dhe që tani plotësohet edhe falë krijimit të kushteve, me të kaltërit që nuk mundën të sigurojnë një biletë për në Botërorin e Katar.

Por nëntori i zjarrtë i kuqezinjve nuk mbaron këtu, pasi siç Supersport mëson, drejtuesit e Federatës janë duke planifikuar edhe një tjetër miqësore përballë përfaqësueses së Kosovës.

Në lidhje me këtë takim, tratativat janë në fazën finale dhe është përcaktuar data e zhvillimit, në 19 nëntor, por ndërkohë mbetet për t’u përkufizuar edhe një detaj i rëndësishëm, ai i vend zhvillimit të takimit. Shqipëri – Kosovë mund të luhet në Gjermani ose Zvicër, ndërkohë që një ndër opsionet më të kuotuara është ai i Franfurtit.