Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka njoftuar në lidhje me atë se çfarë diskutuar në takimin e mbajtur dje ndërmjet Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe SBASHK, raporton Gazeta Blic.
Në njoftimin e LVV-së thuhet se nga MASHTI u kërkua që nga e hëna të fillojë procesi mësimor dhe u informuan në lidhjen me Pakon e fundit dhënë nga Qeveria ku përfshihen edhe mësimdhënësit.
“Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i informoi përfaqësuesit e SBASHK-ut në lidhje me masat e fundit të Qeverisë për pakon prej 150 milionë eurosh, ku përfshihen edhe mësimdhënësit, si dhe veprimet që i ka ndërmarrë MAShTI sa i përket përmirësimit të kushteve të mësimdhënësve”
“Ministrja Nagavci tha se MAShTI është për dialog dhe që Sindikata duhet të reflektojë në arritjen e një marrëveshje duke mos përdorur masa ekstreme si kjo që po i lë 320 mijë nxënës jashtë bankave shkollore”
Njoftimi i plotë:
Me thirrjen e MAShTI-t që nga e hëna të gjithë mësimdhënësit të kthehen nëpër shkolla dhe të fillojë procesi mësimor, u përmbyll takimi i djeshëm mes MASHTI-t dhe SBAShK-ut.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i informoi përfaqësuesit e SBASHK-ut në lidhje me masat e fundit të Qeverisë për pakon prej 150 milionë eurosh, ku përfshihen edhe mësimdhënësit, si dhe veprimet që i ka ndërmarrë MAShTI sa i përket përmirësimit të kushteve të mësimdhënësve.
Ministrja Nagavci tha se MAShTI është për dialog dhe që Sindikata duhet të reflektojë në arritjen e një marrëveshje duke mos përdorur masa ekstreme si kjo që po i lë 320 mijë nxënës jashtë bankave shkollore.
Po ashtu dje, për këtë temë u mbajt edhe mbledhja e Këshillit Ekonomiko-Social ku morën pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.


