Sporti

Ironizoi me vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II, ish futbollisti anglez largohet nga puna

09/10/2022 13:45
nga:Mergim Rreci

Trevor Sinclair, një ish-reprezentues anglez, e ka gjetur veten të përfshirë në polemika për dy ditët e fundit pasi publikoi një postim në Twitter duke thënë se njerëzit me ngjyrë nuk duhet të vajtojnë Elizabeth II, mbretëreshën që vdiq të enjten.

Sinclair argumentoi se Mbretëresha “lejoi racizmin të lulëzonte” në mbretërimin e saj: “Racizmi u ndalua në Angli vetëm në vitet 1960 dhe u lejua të lulëzonte, kështu që pse duhet të qajnë njerëzit me ngjyrë?”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai e fshiu postimin në Twitter menjëherë më pas, bëri një tjetër kërkim falje, por TalkSport, radio stacioni ku komentoi, përfundoi duke e pezulluar nga detyra.