Sporti

Fundjava pa ndeshje të Premier League

09/10/2022 08:19
nga:Mergim Rreci

Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur në moshën 96 vjeçare, kështu duke i dhënë fund udhëheqjes 70 vjeçare në fronin e Mbretërisë së Bashkuar.

Si pasojë e kësaj, aktivitete të shumta janë pezulluar në shenjë respekti, përfshirë këtu edhe ndeshjet e Premier League, shkruan GazetaBlic Sport.

Lajmi është konfirmuar dje nga Premier Liga përmes një komunikate zyrtare.

“Pas një mbledhje këtë mëngjes klubet e Premier Ligës bënë homazhe drejt Madhërisë së Saj Queen Elizabeth II. Për të nderuar jetën e saj magjepsëse dhe kontributin e saj drejt vendit, dhe në shenjë respekti, ndeshjet e këtij vikendi në Premier Ligë do të pezullohen, përfshirë edhe ndeshjen e së hënës mbrëma.

Përditësime të reja për ndeshjet e Premier Ligës gjatë kësaj periudhe zie do të jepen vazhdimisht”, shkruante në komunikatën e Premier Ligës.

/GazetaBlic Sport/