Bernardo Silva ishte objektivi i Barcelonës, por problemet me nënshkrimin e lojtarëve e bënë të pamundur transferimin e portugezit.
Gazeta katalanase ‘Sport’ raporton tani se drejtuesit e klubit do ta mbajnë vëmendjen te Bernardo Silva, duke tentuar një sulm të ri verën e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport.
Ata konsiderojnë se pjesa më e madhe e punës për të bindur ndërkombëtarin portugez 28-vjeçar është bërë dhe Manchester City gjithashtu do të jetë i gatshëm të dëgjojë propozime, duke marrë parasysh që kontrata e Bernardo Silvës është e vlefshme deri në qershor 2025.



