Lajme

S’kanë të ndalur sulmet seksuale: Dje u sulmuan dy gra në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

09/09/2022 09:53
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy gra janë sulmuar seksualisht dje në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh, i dyshuri është arrestuar.

“Prishtinë 08.09.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.