Sporti

Gjyqtari u godit me shishe në ndeshjen e djeshme të Europa League

09/09/2022 08:06
nga:Mergim Rreci

Dita e djeshme ishte ditë incidentesh në Kupat e Evropës ditën e sotme. Pas përleshjeve mes tifozëve në Nice-Koln, një ngjarje në Qipro ka marrë vëmedjen.

Pas golit të dytë të skuadrës moldave, tifozët vendas nuk janë përmbajtur.

Një prej tyre ka hedhur një shishe me ujë në drejtim të gjyqtarit anësor, i cili është goditur.

Ndeshja është ndalur në ato momente për t’i dhënë anësorit ndihmën mjekësore dhe pas 10 minutash loja rinisi.