Liridon Emërllahu ka folur pas ndeshjes që skuadra e tij e pati ndaj Cluj në kuadër të Conference League.
Sipas tij, gjithçka shkoi mirë, por mungoi fati në fund të ndeshjes.
Ai po ashtu tha se në sfidat e ardhshme pret më shumë angazhim nga skuadra
“Menaxhuam mirë lojën. Fati mungoi. Performanca ime ishte e mirë sikurse e ekipës, po na mungoi fati”, tha ai pas ndeshjes.
“Në ndeshjet e ardhshme duhet të kemi më shumë angazhim”, përfundon ai.


