Sporti

‘Lewandowski kosovar’, për GazetaBlic Sport: Luajtëm për herë parë në grupe, e dominuam kundërshatrin, por fati me ta

09/08/2022 21:59
nga:E K

Ballkani ka barazuar ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Conference League.

Skuadra kosovare luajti baras në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-1 ndaj CFR Cluj, shkruan GazetaBlic Sport.

Të parët në epërsi kaluan ekipi i drejtuar nga Ilir Daja me golin e kapitenit Armend Thaqi.

Thaqi arriti ta tund rrjetën e kundërshtarit në minutën e 65’të të takimit.

Pas ndeshjes për GazetaBlic Sport, foli sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, ku tha se dominuan kundërshatrin, por fati ishte në anën e tyre.

“Është e dhimbshme momenti kur morëm gol, pasi ne dominuam gjithë ndeshjen deri në minutën e 90’të, por fati ishte në anën e tyre na shënuan një gol shumë të lehtë. Shpresoj që të përmirësojmë gabimet që kemi pasur, por më e mira është se jemi paraqitur mirë në këtë stad të grupit të Conference League pasi siç dihet ne këtu jemi për herë të parë”, tha Rrahmani për GazetaBlic Sport.