Lajme

Kica-Xhelili: Sot jam në LDK, sepse LDK ka pësuar reforma

09/08/2022 21:21
nga:Genita C

Doarsa Kica-Xhelili, ka zbuluar për hetë të parë se cila qe arsyeja që ajo iu bashkua LDK-së, dhe e braktisi Listën Guxo.

“Ajo çfarë ndodhi është se Guxo për mua rrugës nuk ishte më platforma që unë mund ta shihja vlerën e shtuar në kuptim të vizionit”.

”Unë sot jam në LDK sepse LDK-ja ka pësuar reforma”, u shpreh ajo.

Po ashtu, ajo e zbërtheu arsyen se pse është tërhequr nga Lista Guxo.

Krejt kjo ka ndodhur, siç tregon ajo, për shkak të kauzave që ajo ka hyrë në politikë.

“Arsyeja që jam tërhequr ka të bëjë me kauzat që kam hyrë në politikë, pra reformat për drejtësi. Nëse do varej karriera politike nga çarjet personale, do ta lija komplet këtë fushë të operimit. Unë vazhdoj të qëndroj shumë fuqishëm për kauzat që kam hyrë”, theksoi ajo në Klan Kosova.