Ballkani ka barazuar ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Conference League.
Skuadra kosovare luajti baras në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-1 ndaj CFR Cluj, shkruan GazetaBlic Sport.
Të parët në epërsi kaluan ekipi i drejtuar nga Ilir Daja me golin e kapitenit Armend Thaqi.
Thaqi arriti ta tund rrjetën e kundërshtarit në minutën e 65’të të takimit.
Pas ndeshjes për GazetaBlic Sport, foli lojtari i Ballkanit, Qëndrim Zyba i cili tha se kundërshtari ishte i vështirë, por ishte “mëkat” që pësuan në fund duke mos arritur të marrin pikët e plota nga ky takim.
“Ishte një ndeshje e vështirë, por ne dominuam ndeshjen. Ishte e dhimbshme që pranuam në fund dhe nuk i morëm tre pikë.Faleminderit të gjithë shqiptarëve që po na përkrahin, do t’ju gëzojmë në ndeshjet e ardhshme”, tha ai.
/GazetaBlic Sport.


