Sporti

Ilir Daja: E prezantuam mirë Ballkanin në garat evropiane, luajtëm mirë – kundërshtarin e bëmë të mos dukej në fushë

09/08/2022 21:02
nga:E K

Ballkani ka barazuar ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Conference League.

Skuadra kosovare luajti baras në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-1 ndaj CFR Cluj, shkruan GazetaBlic Sport.

Të parët në epërsi kaluan ekipi i drejtuar nga Ilir Daja me golin e kapitenit Armend Thaqi.

Thaqi arriti ta tund rrjetën e kundërshtarit në minutën e 65’të të takimit.

Krejt në fund në minutën e 90+1 Cluj arriti të barazoi rezultatin me anë të Matias.

Pas ndeshjes për “Art Sport” ka folur trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ku tha se kjo ndeshje ishte prezantim i mirë i Ballkanit në garat evropiane.

“Si ndeshje e parë duke pasur parasysh kundërshtarin me traditë në futbollin evropian duke marrë pjesë rregullisht në këto gara ishte e mirë. Kontrolli ishte në anën tonë, e bëmë kundërshtarin të mos dukej në pjesën më të madhe të ndeshjes. Presingu ishte i mirë jam i kënaqur, na mungoi kapiteni, më vjen keq që pësuam në fund por kështu është futbolli. Barazimin nuk do e marrim si humbje por si prezantim të mirë në futbollin evropian.

/GazetaBlic Sport/