Ballkani ka barazuar ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Conference League.
Skuadra kosovare luajti baras në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-1 ndaj CFR Cluj, shkruan GazetaBlic Sport.
Të parët në epërsi kaluan ekipi i drejtuar nga Ilir Daja me golin e kapitenit Armend Thaqi.
Thaqi arriti ta tund rrjetën e kundërshtarit në minutën e 65’të të takimit.
Krejt në fund në minutën e 90+1 Cluj arriti të barazoi rezultatin me anë të Matias.
Pas ndeshjes për “Art Sport” ka folur kapiteni, Thaqi i cili tha se barazimi është rezultat i mirë, por duke marrë parasysh lojën është zhgënjyese të pësosh në fund.
“Pas ndeshjes që e zhvilluam shumë mirë, barazimi na zhgënjeu sidomos kur pranon në fund, por megjithatë luajtëm mirë kishim posedimin kjo na bënë me shpresu më shumë për të ardhmen”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


