Lajme

Krimet Ekonomike në aksion, kapin në flagrancë të dyshuarin – përfitoi jashtëligjshëm mijëra euro

09/08/2022 18:27
nga:Genita C

Policia e Kosovës, ka arrestuar të enjten një të dyshuar me inicialet XH.U, i cili përmes paraqitjes së dëshmive dhe të dhënave të rreme dhe duke ushtruar ndikim të kundërligjshëm ka përfituar subvencion në vlerë prej dhjetëra mijëra euro gjatë vitit 2020.

Arrestimi nga Krimet Ekonomike u bë pas zhvillimit të hetimeve me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, lidhur me dyshimet për keqpërdorime me subvencione.

Policia tha se ka siguruar prova dhe dëshmi se i dyshuari ka kryer veprën e lartcekur.

“Pas intervistimit, sot me datë 08.09.2022, i dyshuari me vendim të Prokurorit kompetent ndalohet për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e PK-së.